Aktorja e Hollywood njihet me shumë për rolin e saj si Rachel Green në serialin e famshëm Friends, por ka arkëtuar shumë më tepër që prej fundit të filmit që u mbyll në 2004.

Por si e ka fituar ajo shumën e raportuar prej 250 milionë dollarë?

Jennifer u bë e famshme me rolin e Rachel Green në Friends së bashku me aktorët Courtney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matt LeBlanc e Matthew Perry.

Aktorët e saj gjatë serive finale në vitet 2003 e 2004 raportohej se fitonin rreth 1 milionë dollarë për çdo episod dhe ishin më të paguarit asokohe.

Pas përfundimit të Friends, Jennifer luajti në një seri filmash të jerë dhe ka punuar edhe si producente.

Ajo ka qenë e martuar me aktorët Brad Pitt e Justin Theroux – dhe ka qenë prej 15 vjetësh në listën e revistës Forbes të 15 aktoreve më të pasura në botë.

Në vitin 2003 ajo ka qenë aktorja më e paguar në botë me të ardhura totale 20 milionë dollarë dhe prej atëhere ka vazhduar të fitojë mesatarisht 20 milionë dollarë në vit.

Mes viteve 1997 e 2011 ajo ka fituar rreth 70 milionë dollarë nga filmat ku punonte dhe megjithse shumë prej tyre nuk kanë qenë të famshëm, Aniston fitonte rreth 7 milionë dollarë për film.

Kohët e fundit ajo së bashku me aktoren Reese Witherspoon kanë prezantuar programin The Morning Show duke arkëtuar 1.2 milionë dollarë për seri.

Ndërkohë si Jennifer dhe kolegët e saj të serialit Friends kanë vijuar të arkëtojnë si pjesë e kontratës s vitit 2000 për shitjet e filmit.

Ashtu si shumë aktorë të tjerë Jennifer drejton dhe kompaninë e vet të produksionit Echo Films, të cilën e nisi në vitin 2008 me bashkëpunëtoren Kristin Hahn.

Gjatë viteve Jennifer ka fituar para duke promovuar kompani si Smartwater, Emirates, Eyelove and skincare brand Aveeno, të cilat raportohet se i sjellin rreth 9 milionë dollarë në vit.

Pasurinë e saj Jennifer e ka shpërndarë në prona të patundshme siç ishtë vila 17 milionë dollarë që bleu në 2012 në zonën e Bel Air, Los Angeles me rreth 4 hektarë tokë.

Në 2006, pak pas divorcit me Brad Pitt, ajo shpenzoi 12 milionë në një shtëpi në Beverly Hills të cilën e rimodeloi me kosto të larta prej disa milionë dollarë, por që e rishiti në 2011 për gati 30 milionë.

FOTO GALERI
1/7
Aktorja e ‘Friends’ Jennifer Aniston zoteron pasuri prej $250 milionë

Top Channel