Gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar, ajo që ra në sy ishte prezenca e punonjësve të policisë pa numra identifikues.
Ndaj këtij fakti u përball Ministri Sandër Lleshaj në studion e emisionit “Open”. Lleshaj tha se kur policia vepron në grup, nuk është e nevojshme që të mbajë numër identifikues. Ky shpjegim i ministrit, hasi kundërshtinë e analistit Andi Bushati, i cili tha se polici duhet të jetë i pajisur me numrin përkatës, për ta identifikuar atë nga të tjerët.
Sandër Lleshaj: Policët kanë qenë në krye të detyrës. Numri i policit, ka vlerë në momentin që ai kryen veprime individualisht. Kur punonjësit e policisë janë në grup, nuk e kanë të detyrueshme të mbajnë numrin identifikues.
Andi Bushani: Ju po thoni që s’ka nevojë për numër. Ligji thotë që nuk ka të drejtë të zhvishet kur është në detyrë nga simbolet. Atë që i dhunuan
Alfred Lelën janë të panjohur. Një njeri ta zhveshësh nga përgjegjësia individuale dhe t’i thuash shko rrih Edi Ramën.
Sandër Lleshaj: Policia është një nga më të përmbajturat. Aty ka pasur një sjellje korrekte ndaj një konfortimi që nuk ka qenë korrekt.
Top Channel