Kryeministri i Pakistanit kërkon ‘kastrimin kimik’ të përdhunuesve

15/09/2020 16:07

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan ka bërë thirrje për varje publike dhe kastrimin kimik të përdhunuesve, teksa autoritetet arrestuan kësaj jave një person të dytë për përdhunim të një gruaje në një autostradë në provincën e Punjab.

Gruaja ishte përdhunuar përpara fëmijëve të saj teksa makinës i ishte mbaruar karburanti, në autostradë, pranë qytetit lindor të Lahore.

Incidenti solli protesta në rrugët e disa qyteteve duke përfshirë Islamabad e Karachi.

“Përdhunuesve duhet t’u jepen dënime ekzemplare. Për mendimin tim ata duhet të varen në kryqëzime. Ashtu si vrasjet që kategorizohen në gradë e parë e dytë apo e tretë, përdhunuesit e gradës së parë duhet të kastrohen për t’u bërë të paaftë,” tha Khan.

Top Channel