Kapet mësuesja e kishës që abuzoi seksualisht me nxënësin 16 vjeçar

15/09/2020 18:00

Courtney Bingham i kishte dërguar adoleshentit foto të turpshme në celular dhe kur babai i djalit mësoi për lidhjen e denoncoi në polici.

Një mësuese kishe është burgosur në SHBA pasi joshi një nxënës të saj 16 vjecar dhe kreu rregullisht marrdhënie seksuale duke e ditur se ishte 20 vjet më e madhe se ai.

36 vjeçarja Courtney Bingham u njoh me adoleshentin në kishën  Bethany Baptist Church në shtetin e Virginia, ku mosha e pranimit seksual është 18 vjeç.

Djali tha në polici se kishin bërë seks më shumë se 10 herë në makinë dhe në shtëpinë e saj.

Bingham gjithashtu i kishte dërguar atij foto të të dyve duke bërë seks, kryesisht të marra në shtëpinë e saj.

Gruaja ishte drejtuese e grupit të të rinjve në kishën e saj, ndërsa pretendonte se kishin kryer marrdhënie vetëm tre ose katër herë.

Mësuesja është dënuar me 12 vjet burg për krimin.

Mes shkeljeve ishin katër akuza për përdhunim dhe një për nxitje të një minoreni drejt përdhunimit nga një figurë autoritare.

Në akuza thuhet se ajo abuzoi me një djalë 16 vjeçar, në një marrdhënie që zgjati nga  nëntori deri në dhjetor 2018.

Pas dënimit 36 vjeçarja është regjistruar përjetë në regjistrin e shkelësve seksualë  të shtetit.

Bingham pranoi shkeljen duke qenë në një post të besuar, dhe nxitjen e viktimës për seks me anë të komunikimieve dixhitale.

 

Arrestimi erdhi një ditë pasi babai i viktimës njoftoi zyrën e sherifit për çështjen.

FOTO GALERI
1/3
Courtney Bingham është burgosur në SHBA pasi joshi një nxënës të saj 16 vjecar

Top Channel