Deputetja e Opozitës së re, Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Këshilli Politik ditën e djeshme duke  mos hequr dorë nga propozimi për hapjen 100% të listave.

Ajo tha se problemi që kanë në Këshill është se Rama po kërkon të mbajë tepsinë, Mona do të mos i shqitet Lulit, Luli do patjetër vagonin e partickave, ndërsa populli mezi po pret t’i heqë qafe të gjithë sepse ka 30 vite që i mban në kurriz.

Hajdari shprehet e vendosur që do t’i qëndrojë deri në fund kësaj çështjeje dhe votës së diasporës, që nuk ka marrë ende një përgjigje përfundimtare.

“Dje i kemi propozuar Këshillit Politik një mekanizëm i cili garanton përfaqësimin gjinor duke i mbajtur listat 100% të hapura nëpërmjet korrektimit, i cili i detyron si burrat edhe gratë të garojnë dhe votohen nga qytetarët e më pas lista korrektohet nëse përfaqësimi gjinor nuk garantohet në masën 30%. Problemi që kemi në Këshill është se Rama po kërkon të mbajë tepsinë, Mona do të mos i shqitet Lulit, Luli do patjetër vagonin e partickave, ndërsa populli mezi po pret ti heqë qafe të gjithë sepse ka 30 vite që i mban në kurriz.  Forma më e mirë, që këta të gjithë të shihen në pasqyrë, janë listat e hapura 100% me mekanizmin që kemi propozuar ne.  Do qëndroj deri në fund për këtë çështje si edhe për problemin e votës së diasporës i cili ende nuk ka marrë përgjigje përfundimtare”, shkruan Rudina Hajdari.

Kujtojmë se ditën e djeshme u mblodhën përfaqësuesit e Këshilli Politik, por edhe pas 2 orëve diskutime mbi çështjet e lëna pezull për Reformën Zgjedhore, nuk u arrit asnjë dialog mes tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA