E pazakontë! Habit burri në Britani, në vend të “maskës” mban rreth fytyrës gjarprin gjigant (FOTO)

15/09/2020 17:37

Pasagjerët e një autobusi në Manchester janë bërë dëshmitarë të një ngjarje aspak të zakontë. Një zotëri, i cili po udhëtonte me autobusin e linjës Swinton-Manchester mbante rreth qafës një gjarpër gjigant.

Megjithëse kjo skenë në pamje të parë mund të duket tepër e frikshme, pasagjerët e tjerë që kanë udhëtuar bashkë me burrin janë shprehur se janë argëtuar së tepërmi. Për mediat vendase ata thanë: “Nuk u frikësuam. Në këtë situatë pandemie ai gjarpër shërbente si një maskë. Kjo ishte diçka vërtetë argëtuese”.

Pronari i zvarranikut gjigant është identifikuar si Marcus Hobbs, 31-vjeç, ndërsa gjarprin ai e ka quajtur Hexxie. Edhe pse ai thotë s’e krijesa gjigante është e padëmshme, ai e mban larg atë nga dy djemtë e tij të mitur.

“Njerëzit janë të frikësuar nga gjarpërinjtë, sepse mendojnë se ato do t’i vrasin. Por gjarpërinjtë nuk janë ashtu. Djemtë nuk i lejoj që t’i afrohen Hexxie-s, jo se ai është i dëmshëm, por sepse nëse nuk sillesh në mënyrën e duhur me të, ai mund të kthehet me të vërtetë në një rrezik të madh”, u shpreh Hobbs.

Top Channel