Pandemia e koronavirusit ka mbërthyer një botë të tërë. Me gjithë kolapsin që ka krijuar ky virus, ka njerëz që ende nuk besojnë në ekzistencën e tij.

Kjo pyetje u adresua nga gazetari Denis Dyrnjaja, në drejtim të shefes së Inteligjencës Epidemike në ISHP Eugena Tomini, e cila u përgjigj e trishtuar lidhur me këto mendime.

Si dëshmi të ekzistencës së virusit, Tomini renditi filmimet e transmetuara nga mediat, të cilat tregojnë gjendjen e krijuar në spitalet e vendit tonë, por edhe në shtet e tjera në rajon e më gjerë.

Denis Dyrnjaja: Më lejoni t’iu pyes. Shumë njerëz po marrin shërbim shëndetësor. Aty ka mjekë, infermierë,sanitarë që po punojnë në mënyrë të përkushtuar. Por në fakt nga ana tjetër ka një mosbesim tek njerëzit, ka një lloj opinioni, që thotë që nuk duhet shkuar në spital, s’e po shkove atje do të humbasësh jetën.

Eugena Tomini: Me keqardhje e dëgjoj bisedën, pyetjen apo komentet në rrjete sociale nga individë të caktuar. Është një shtim i panikut, një shtim i ankthit të popullatës. Duke shtuar ankthin që sjell vetë sëmundja. Është shumë abuzive të interpretosh punën e njerëzve të palodhur që me muaj të tërë i janë përgjigjur, çdo pacienti, çdo patologjie që kanë pasur apo efekti tjetër që kjo sëmundje ka dhënë. Është shumë fyese dhe duhet t’i kthehesha me shumë kundërshti pasionantëve të këtyre mesazheve. Të heqin dorë, të mos e shtojnë më shumë ankthin tek popullata e gjerë, sepse shërbimi nga strukturat shëndetësore nuk i është mohuar asnjë pacienti dhe frika në spitalet tona të mos ekzistojë.

Denis Drynjaja: Ka njerëz që besojnë që kjo sëmundje nuk ekziston. E gjitha është një gënjeshtër e madhe.

Eugena Tomini: Po t’i kthehesha punës tuaj zoti Denis, të mediave të tjera paralele si ju. Kanë bërë punë të jashtëzakonshme në drejtim të promovimit, duke sjellë imazhe nga vendet e tjera, duke sjellë imazhe dhe nga spitalet tona. Një punë e jashtëzakonshme e juaja mediatike, duke sjellë imazhe reale filmike. Nuk është trillim filmimi i kamerës që ju dërgoni, trillim nuk mund të jetë që mbarë bota është përfshirë në këtë lloj gjeje, e padyshim trillim nuk mund të jetë dhe për Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA