Blerim Bizgjoni, autori i përdhunimit të 13 vjeçares në Vërdovë të Pogradecit ka mbërritur në gjykatë në pritje për masën e sigurisë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Top Channel, Bizgjoni futet kokulur në dhomën e sallës së gjyqit.  Ka qenë 13-vjeçarja nga fshati Verdovë i Pogradecit e cila ka denoncuar bashkëfshatarin e saj 46 vjeçar pasi ishte abuzuar seksualisht prej tij.

Blerim Bizgjoni u arrestua nga policia pasi në banesën në pronësi të tij ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me minorenen e cila qëndronte në këtë banesë pasi ishte shoqe me vajzën e 46 vjeçarit.

Sipas të dhënave të policisë abuzimi ka nisur prej muajit gusht dhe ka vazhduar sistematikisht ndërkohë që e mitura ka denoncuar në polici 46 vjeçarin. Pas denoncimit nëna ka marrë vajzën dhe dy fëmijët e tjerë dhe ka shkuar për tu strehuar tek të afërmit ndërkohë që sipas banorëve të dy prindërit e së miturës kanë probleme të shëndetit mendor dhe jetojnë në varfëri ekstreme. Vetë babai i vajzës ka pohuar se me abuzuesin kishin njohje familjare dhe se ai kujdesej për vajzën e tij por nuk ka dijeni për ngjarjen.

Blerim Bizgjoni njihet si një person problematik në fshatin Vërdovë ndërkohë që pas ngjarjes bashkëshortja dhe fëmijët e tij janë mbyllur në banesë. Dyshimet e forta janë se krahas gjithë asaj që i kishte shkaktuar 13 vjecares ai po e përgatiste për prostitutë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA