Kosova vjen serish me një bilanc të rënduar ditor të viktimave të koronavirusit me shtatë pacientë që e kanë humbur betejën me sëmundjen dhe me 71 raste të reja pozitive.

Sipas njoftimit të institutit kombëtar të shëndetit publik, janë kryer gjithsej 612 testime 24 orët e shkuara prej të cilëve 71 kanë rezultuar pozitivë.

Këto shifra të fundit e çojnë bilancin total të të prekurve nga koronavirusi në kosovë në 14637 dhe atë të viktimave në 596. 24 orët e shkuara ndërkohë janë shëruar 163 pacientë ndërsa rastet aktive në vend janë 2606.

Në Maqedoninë e Veriut ndërkohë janë regjistruar 24 orët e fundit dy viktima dhe 98 të infektuar nga 1253 testime të kryera. Sipas ministrisë së shëndetësisë, viktimat janë nga Ohri dhe Radovishi, të moshës 54 dhe 51 vjeç. Numri total i viktimave në Maqedoninë e Veriut arrin kështu në 648 ndërsa ai i infektimeve që nga fillimi i pandemisë 15791.

Të shëruarit në total janë 13184 dhe rastet aktive 1959. Ndërkohë, për shkak të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur 517 gjoba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA