Ronald Koeman ka marrë fitoren e parë si trajner i Barcelonës, teksa ka mposhtur Gimnasticin në ndeshje miqësore.
Barcelona luajti një lojë të bukur dhe në fund triumfoi me rezultat 3-1, në një ndeshje ku realizuan Ousmane Dembele, Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinho.
Trajneri holandez ndryshoi sistemin e lojës, teksa në këtë takim Barcelona u paraqit me formacionin 4-2-3-1.
“Unë e di që ka një ndryshim në sistemin e lojës krahasuar me vitet e kalaura, por lojtarët mund të luajnë kështu”.
“Ne kemi mesfushorë shumë të mirë që mund të sjellin rrezik në zonën e kundërshtarit. Ritmi i topit duhet të jetë i lartë për të krijuar hapësira midis vijave dhe për të shënuar gola”, ka deklaruar Koeman.
Tutje tulipani ka thënë se në pjesën e dytë skuadra veproi më mirë se në të parën.
“Ka pasur momente të mira në ndeshje, por skuadra ka bërë pak më mirë në pjesën e dytë se sa në të parën”, tha Koeman.
Ish-trajneri i Ajax, Southampton, Everton, AZ Alkmaar, Benfica e Feyenoord ka folur edhe për kapitenin Lionel Messi.
“Messi ka treguar të njëjtën frymë si ditën e parë. Ai po stërvitet mirë, e vëri edhe gjatë pushimeve. Ai e di shumë mirë që duhet të përmirësohet fizikisht si gjithë të tjerët, por cilësia e tij flet vet”, përfundoi trajneri holandez. marre nga Telegrafi
Top Channel