Të dehur e gjysmë të zhveshur, të rinjtë britanikë “shthuren” në fundjavë (FOTO)

12/09/2020 14:14

Të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuara kanë mbushur baret dhe pub-et këtë fundjavë, pasi nga e hëna qeveria do të fusë në fuqi “rregullat e reja të rrepta” si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Një natë më parë, adhuruesi e alkoolit u dyndën në grupe në pijetoret e Londrës, Manchester-it dhe Nottingham-it.

Nga pamjet e publikuara nga mediat britanike, vihet re se si të rinjtë kanë “zaptuar” lokalet dhe rrugët e qyteteve, pasi po përgatiten që fundjavën tjetër të qëndrojnë në shtëpi.

Të enjten, kryeministri i Britanisë Boris Johnson paralajmëroi për masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ky vendim erdhi pasi zyrtari mjekësor, Chris Whitty, sqaroi se virusi po përhapet gjerësisht edhe te të rinjtë.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel