Pas vendimit te Gjykatës qe la në “arrest shtëpie” gjyqtaren Mimoza Margjekaj, avokati mbrojtës e ka quajtur gjithë sa ka ndodhur një proces me prapavije politike duke thëne se vendimi për te është marrë jashtë Gjykatës.
Pas përfundimit të seancës së sigurisë ndaj gjyqtares, tha se do ta ndjekin në rrugë ligjore, pasi sipas tij nuk ka asnjë çështje.
“Seanca zgjati shumë , pati rrethana të reja, vendimi është marrë jashtë kësaj gjykate, Shkoni pyesni në SPAK, akuzohet për një shumë parash që nuk është sekuestruar. Këtu nuk ka çështje. Ne do të ndjekim rrugën ligjore. Kjo është pjesë që dëshmon se procesi ka ngarkesë tjetër jo ligjore. Çështja nuk ka prova, është marrë në mënyrë unanime nga 3 anëtarë, dhe procedohet vetëm një prej tyre. Nuk ka absolutisht të zbatohet një masë represive e tillë, hetimi le të vazhdojë. I bëj thirrje medias të futet në proces”, u shpreh ai.
Kujtojmë se, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për gjyqtaren Mimoza Margjeka.
Top Channel