Milani mban frymën për Zlatan Ibrahimovicin. Suedezi nuk zbriti në fushën për miqësoren kundër Brescias (në vend të tij në sulm nga Colombo) për shkak të një traume në këmbën e tij të djathtë.
Lëndimi nuk duket shqetësues, por Stefano Pioli ka vendosur të mos e aktivizojë si masë paraprake, duke pasur parasysh që të enjten në mbrëmje kuqezinjtë do të përballen me Shamrock Rovers në raundin e tretë të Ligës së Europës. Situata do të duhet të monitorohet në ditët në vijim, megjithatë Zlatani po punon për të qenë titullar në ndeshjen e parë të rëndësishëm të sezonit.
“Djallit” do t’i duhet ta fitojnë ndeshjen në Irlandë për t’u kualifikuar në fazën play off. Pas ndeshjes europiane, skuadrën e Pioli e pritet sfida e shtëpisë kundër Bolonjës, të hënën, më 21 shtator, pengesa e parë në rrugëtimin e gjatë të këtij sezoni në Serinë A.
Top Channel