Prototipi është gati! Aeroplani në formë “V-je” që do “pushtojë” qiejt së shpejti dhe djeg 20% më pak karburant

11/09/2020 08:48

Një model prototip i aeroplanit ‘Flying V’, që e ka marrë emrin nga kitara e famshme elektrike e Gibson, ka bërë një fluturim provë, mjaft të suksesshëm në një bazë ajrore në Gjermani.

Inxhinierët kryen një fluturim të suksesshëm të parë, të modelit të shkallës 1/20, i cili është gati 3 metra i gjerë dhe peshon 22.6 kg, në bazën e fshehtë ajrore.

Aeroplani në formë V është ndërtuar në Universitetin e Teknologjisë Delft në Hollandë dhe mbështetur nga linja ajrore Hollandeze KLM.

Pasi të përshtatet deri në fazën për fluturime tregtare, ‘Flying V’ do të transportojë deri në 314 pasagjerë, duke përfshirë disa të vendosur brenda krahëve të tij, dhe do të përdorë 20 përqind më pak karburant.

Krahët e mjetit të cilat shtrihen diagonalisht nga hunda për të formuar V-në dalluese, do të mbajnë kabinën e pasagjerëve, mbajtësen e ngarkesave dhe rezervuarët e karburantit.

Dizajni i tij i çuditshëm do të thotë se udhëtarët që shikojnë nga dritarja do të jenë në gjendje të shohin kështu gjysmën tjetër të aeroplanit.

Ekipi tani po punon drejt ndërtimit të një versioni komercial të tij, i cili do të kishte një gjerësi totale prej 215 metrash dhe gjatësi prej 55 metrash.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA