Princi britanik Harry është detyruar të heqë dorë nga titujt dhe emërimet e tij ushtarake pasi ai dhe bashkëshortja Meghan Markle kanë hequr dorë nga detyrat mbretërore në janar.

Një libër i ri i biografisë mbretërore thotë se Princi Harry u ndje “emocional” pas heqjes së titujve, të cilat u detyrua t’i sakrifikonte pas heqjes dorë nga familja mbretërore.
Harry ka shpenzuar 10 vjet në ushtri dhe është zotuar të ruajë lidhjet me ushtarakët pas ndarjes prej tyre më 2015.

Kjo e kishte bërë shkëputjen e tij nga familja mbretërore “demoralizuese”, shkruanin në librin e tyre “Duke gjetur lirinë”, autorët Omid Scobie e Carolyn Durand.

Në libër shkruhet: “Vlerësimin dhe medaljet për eksperiencat e tij në ushtri ai i kishte marrë nga vetë gjyshja e tij dhe këto kishin shërbyer si inkurajim, prandaj aspekti më demoralizues i akordit të ri, ishte heqja e nderimeve të tij ushtarake, që i ishin dhënë në shërbim”.

“Si një ushtarak i tërhequr, Harry do të mund t’i mbajë veshur gjithmonë mdaljet, por nuk mund të mbajë më uniformën e Kapiten Gjeneral i Marinsave, Komandant i forcave ajrore dhe Commodore-in-Chief i mjeteve të vogla të marinës dhe njësive të zhytësave”.

Një nga burimet e autorëve thoshte “Ishte një tabletë e vështirë për t’u kapërdirë, dhe shumë e vështirë që kjo të dëshmohej nga Meghan. Kjo e ka bërë Harry-n emocional”.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA