Ndodh në Kosovë! Gruaja godet burrin me enë kuzhine, e bën për spital

11/09/2020 10:20
Ilsutrim

Një grua pas një mosmarrëveshje e ka goditur burrin e saj me enë kuzhine.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:00, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, viktima kishte pranuar tretman mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte goditur me një enë kuzhine. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport.

Top Channel