Kina teston me sukses sistemin luftarak të “dronëve të shumëfishtë”

11/09/2020 17:52

Një teknologji e re e ushtrisë kineze integron mjetet e blinduara me skuadra dronësh të vegjël fluturues, për të kuptuar më mirë fushë-betejën për të mbrojtur dhe sulmuar.

Ushtria kineze thotë se ka testuar me sukses sistemin me mori dronësh që do të mbrojnë mjetet e blinduara duke u kaluar informacion mbi armikun në mënyrë që të mbrohen e të sulmojnë më mirë.

Në detajet e përmendura në mediat kineze përmendej si burim një artikull nga kompania ushtarake prodhuese Hiwing Aviation, që tashmë është fshirë nga rrjeti.

Kompania nga Pekini është e specializuar në dronët fluturues, dhe nuk dihet ende përse është hequr artikulli i saj mbi dronët e fushëbetejës.

Imazhet e publikuara tregonin një mori dronësh të koordinuar që udhëhiqnin autokolonën e blindave, mes të cilave përfshihej një tank dhe një mjet këmbësorie.

Raportimi thoshte se teknologjia e dronëve të shumëfishtë është një industri në rritje pasi dronët e prodhuar masivisht  janë tashmë të lirë, fleksibël e të zëvendësueshëm.

Sipas raportimeve përdorimi i dronëve të shumëfishtë i jep mjeteve të blinduara një kuptim shumë më të mirë sesa një dron i vetëm.

FOTO GALERI
1/3
Ushtria kineze thotë se ka testuar me sukses sistemin me mori dronësh që do të mbrojnë mjetet e blinduara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA