Jo vetëm në trotuare/ E trishtë! Djegia e kampit në Greqi, fëmijët flenë edhe në varreza

11/09/2020 11:17

Të enjten, mijëra emigrantë humbën strehën e tyre të vetme; kampi Lesbos në Greqi u shkrumbua dhe ata mbetën në qiell të hapur.

Qeveria greke u shpreh se do të duhen ditë për të gjetur strehim për ta. Emigrantët, në mesin e tyre edhe fëmijë vijojnë të kalojnë orë tmerri në Greqi duke fjetur në trotuare dhe varreza, ndërsa të tjerë kanë udhëtuar drejt fshatrave më të afërt për të kërkuar ujë dhe ushqim.

Pas fotografive shokuese ku shfaqeshin familjarë duke fjetur në rrugë, të tjera pamje tregojnë se si fëmijët e kanë kaluar natën pranë varreve.

Shpërthimi i një zjarri shkatërroi kampin e emigrantëve Moria në ishullin grek të Lesbos-it. Gjendja shëndetësore e disa prej tyre është rënduar për shkak të ekspozimit ndaj tymit. Në Moria strehoheshin rreth 13,000 persona, apo katër herë më shumë sesa kapaciteti zyrtar i kampit.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA