Shkrumbohet kampi në Greqi/ Ku do strehohen emigrantët?

10/09/2020 12:14

Autoritetet greke po bëjnë përpjekje për të strehuar mijëra migrantë të mbetur të pastrehë në ishullin Lesbos, pasi kampi kryesor u shkatërrua nga zjarret.

Ministria e Migracionit tha se ka dërguar anije për të strehuar përkohësisht qindra njerëz.

“Sot do të merren të gjitha veprimet e nevojshme për të strehuar menjëherë familjet dhe personat në nevojë”, tha ministria.

Masat e autoriteteve greke po zbatohen para vizitës së paralajmëruar të nënpresidentit të Komisionit Evropian, Margaritis Schinas për të inspektuar kushtet në ishull. Zjarri i parë që shpërtheu të martën vonë në kampin Moria, detyroi mijëra migrantë të largohen në ullishtet përreth. Ministri i Migracionit në Greqi, Notis Mitarachi tha se migrantët ishin fajtorë për ndezjen e zjarrit, për shkak të vendosjes së masave të karantinës, pasi 35 njerëz në kamp rezultuan pozitivë për koronavirusin e ri.

Zyrtarët kanë shpallur një emergjencë katër-mujore në Lesbos dhe kanë dërguar në polici shtesë të trazirave. Vendet evropiane nga Gjermania në Norvegji – së bashku me shefat e BE-së janë përgjigjur me oferta ndihme, mes thirrjeve për reforma urgjente të sistemit të azilit të bllokut evropian. Që kur u bë një nga portat kryesore në Evropë për migrantët dhe azilkërkuesit më 2015, Greqia ka ndërtuar dhjetëra qendra ndalimi në të gjithë vendin.

Top Channel