Shifër rekord/ Izrael, shënohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19

10/09/2020 13:26

Me 3.904 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit është shënuar shifra më e lartë e rasteve ditore deri më tani në Izrael.

Ministria e Shëndetësisë tha se në mbarë vendin janë kryer 43.455 teste ndërsa 3.904 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Që nga 21 shkurti kjo është shifra më e lartë ditore që është regjistruar që nga shfaqja e virusit për të herë të parë në vend.

Në këtë mënyrë numri gjithsej i rasteve ka arritur në 143.049 ndërkohë që 474 prej të prekurve me virus ndodhen në gjendje të rëndë.

Numri i rasteve aktive tejkalon shifrën 31 mijë

Në vendin në të cilin është efektive vala e dytë e pandemisë, numri i rasteve aktive i cili ra nën 2.000 në muajin maj, me një rritje të fortë në ditët e fundit ka arritur në 31 mijë.

Për shkak të rritjes së madhe të rasteve në Izrael, që nga 8 shtatori filloi të zbatohet ndalesa e daljes në rrugë mes orës 19:00 dhe 05:00 për një periudhë një javore në 40 rajone ku virusi është më i përhapur.

Top Channel