Koronavirusi/ Si është situata në Indi, Brazil dhe Meksikë

10/09/2020 11:01

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.201 vdekje, në Brazil 1.075, ndërsa në Meksikë 611.

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 95.735 raste të reja, duke e rritur në 4.465.863 numrin e të infektuarve, ndërsa me 1.201 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 75.091.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 3.471.783.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 35.816 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 4.197.889 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 128.539 me 1.075 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 866.576 raste dhe 31.821 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.453.336.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 611 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 69.095. Ndërkaq, me 4.647 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 647.507.

Deri më tani, në vend janë shëruar 454.982 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Top Channel