“Keeping Up With The Kardashians” / Kris Jenner zbulon pse vendosën t’i jepnin fund

10/09/2020 10:54

Një ditë pasi u lajmërua se “Keeping Up With The Kardashians” do të përfundojë, Kris Jenner ka folur për herë të parë për vendimin e familjes së famshme.

E ftuar në emisionin e radios “On Air With Ryan Seacrest”, 64 vjeçarja ka zbuluar arsyen pse vendosën t’i jepnin fund reality show në 2021.

“Ishte momenti i duhur. Mendoj se numri 20, dukej bukur deri në 2020. Numri 20 ishte pikerisht momenti duhur. Them se duhet të qetesohemi pak, jo profesionalisht, por të kuptojmë se cilët do të jenë hapat tanë të ardhshëm,” është shprehur Kris për Ryan, i cili është gjithashtu krijuesi dhe producenti ekzekutiv i vetë serialit.

Jenner ka treguar gjithashtu se cila nga anëtaret e familjes po e përjeton më keq mbylljen e reality show, dhe ajo është Khloe.

“Nuk ka pushuar së qari që kur e bëmë të ditur lajmin,” shtoi ajo.

“Keeping up With the Kardashians” vazhdon prej të paktën 14 vitesh dhe i ka bërë Kim dhe familjen e saj, mega-yje globale. Sezoni final është i 21-ti dhe do të transmetohet në fillim të 2021.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel