Një test i ri i shpejtë, italian është në gjendje të përcaktojë në vetëm tre minuta nëse jeni apo jo pozitivë me koronavirus, nga pështyma.

Quhet “Daily Tampon” dhe është realizuar prej një kompanie nga Leko, në bashkëpunim me universitetin Sannio. Ministria e Shëndetësisë ndërkohë nënvizon sidoqoftë se testi nuk e ka marrë ende aprovimin zyrtar dhe se kërkimi mbi të gjitha llojet e testeve të shpejta, përfshirë ata të pështymës, vazhdon.

“Daily Tampon” funksionon si një test shtatzënie. Merret një kampion pështyme, vendoset mbi tampon dhe në vetëm tre minuta, falë përdorimit të përbashkët të tre reaguesve, tamponi jep rezultatin. Është pozitiv nëse shfaqen dy viza dhe negativ nëse shfaqet një.

 

Top Channel