BE: Britania ka shkelur tashmë marrëveshjen tregtare të Brexit

10/09/2020 17:06

Në një opinion ende të papublikuar të zyrtarëve të BE thuhet se Britania e ka shkelur tashmë marrëveshjen e daljes nga unioni me propozimin e ligjit tregut të brendshëm, çka mund të sjellë sanksione tregtare e financiare nga Brukseli.

Komisioni Evropian beson se qeveria e Boris Johnson ka shkelur kushtet e traktatit duke kaluar ligjin që mohon disa pjesë të marreveshjes së vitit të kaluar.
“Duke propozuar këtë draft dhe duke ndjekur politikat e shprehura aty, qeveria britanike është në shkelje të detyrimit të vullnetit të mirë në marreveshjen e ndarjes (Neni 5)”, shkruanin avokatët e KE.

Prandaj komisioni ka këshilluar 27 kryeqytetet e BE të marrin masa ligjore me anë të Gjykatës Evropiane para fundit të periudhës së tranzicionit të Brexit.
Në dokumentin e përshkruar nga “Guardian” thuhet se legjislacioni i propozuar britanik “është në shkelje të qartë të parashikimeve në protokollin e Brexit për lehtësimin e procedurave e formaliteteve të eksportit të mallrave nga Irlanda e Veriut drejt Britanisë, duke kufizuar kështu aplikimin e rregullave të ndihmës shtetërore të BE në rastin e Irlandës së Veriut”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA