Nëntë të plagosur në Londër/ Sulmi me thikë në një tren, dyshohet për terrorizëm Presidenti amerikan, Donald Trump është nominuar si kandidat për çmimin Nobel për Paqen, në 2021, vetëm pak javë pasi ndihmoi në ndërmjetësimin e paqes mes Izraelit dhe Emirateve të bashkuara Arabe.
Ai u nominua nga Kristian Tybring Gjede, një anëtar i parlamentit Norvegjez, që e ka lëvduar Trump për përpjekjet e tij drejt zgjidhjes së konflikteve.
“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë në përpjekje për të krijuar paqe mes kombeve se shumë të nominuar të tjerë për Nobelin e Paqes” – tha deputeti norvegjez për Fox News.
Pak ditë më parë, presidenti Trump e quajti marrëveshje historike edhe atë të nënshkruar në praninë e tij mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve ekonomike.
Tybring-Gjedde, i cili është një anëtar i Parlamentit i cili gjithashtu shërben si kryetar i delegacionit norvegjez në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, tha se administrata e Trump luajti një rol kryesor në krijimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit.
Top Channel