Brenda 24 orësh aktorët kryesor të cilët do të reflektojnë ndryshimeve kushtetuese në kodin e ri elektoral treguan pikat e tyre të pa negociueshme.
Edi Rama nga foltorja e Parlamentit bëri të qartë se partitë politike mund të organizohen si një formacion i vetëm politik para zgjedhjeve nëse duan të garojnë si koalicion. Sot Oerd Bylykbashi i cili do të jetë i dërguari i posaçëm i opozitës në komisionin parlamentar i cili do të përzgjedhë 12 anëtarët e Komisinit të ri Zgjedhor zbuloi vijat e kuqe për opozitën jo parlamentare.
Me caktimin e datës së zgjedhjeve dhe hapjen e listave, standartet e procesit elektoral rrezikohen nga detajimi në kohe i shumë rregullave të reja zgjedhore, më kryesorja shpërndarja e mandateve.
Afatet po ngushtohen edhe per ngritjen e komisonit të ri zgjedhor ku PD-LSI pritet të rikthehen në Kuvend përmes të dërguarit të tyre Oerd Bylykbashi për përzgjedhjen e 12 anetarëve të rinj të KQZ-së. Opozita parlamentare do te perfaqesohet nga myslym Murrizi dhe edmond stojku e ndersa socialistet nga Damian Gjiknuri i cili do te udheheqee komisionin perzgjedhes se kandidaturave
Top Channel