Protestë për pallatet e dëmtuara/ Banorët e Durrësit: Nuk dimë ende çdo bëhet me shtëpinë tona

08/09/2020 16:03

Fati i shumë banesave kolektive të dëmtuara nga tërmeti është ende i panjohur për banorët e tyre. Ky pallat përbri aneksit të stadiumit ”Niko Dovana”, në lagjen nr.5 të Durrësit, është vlerësuar në nivelin e dëmit DS4.

Ndryshe nga shumë pallate të tjera të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët e tij, nuk dinë se çfarë do të bëhet me pallatin e tyre. Akt-ekspertiza e thelluar për vlerësimin e llojit të ndërhyrjes në objekt mungon.

Top Channel u interesua në Bashkinë e Durrësit në lidhje me këtë shqetësim të banorëve. Ndonëse kanë kaluar muaj të tërë pritjeje, bëhet me dije se Instituti i Ndërtimit nuk e ka sjellë ende akt-ekspertizën e thelluar për këtë pallat, pavarësisht se banorëve u është thënë se përgjigjja i ka kaluar bashkisë.

Për shkak të mungesës së komunikimit efektiv ndërinstitucional, ecejaket e qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti mes zyrave të bashkisë dhe Institutit të Ndërtimit në Tiranë vijojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA