Në Iran, 132 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.302 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 391.112, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 22.542.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 337.414 persona, ndërkohë që 3.713 pacientë janë në gjendje kritike.

Deri më tani, vendi ka kryer 3.431.646 teste.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA