65 kg kanabis janë kapur këtë të martë(08.09.2020) nga Policia e Fierit në fshatin Savër të Lushnjës.

Nga ky operacion kanë rënë në pranga dy shtetas, Novruz Çoku nga Bulqiza dhe Ektor Vrenozi nga Fieri që dyshohet të jetë edhe autori kryesor,
Këto bimë narkotike janë gjetur në një ambient të marrë më qira nga Vrenozi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 65 kg canabis sattiva ndërsa materialet i kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë së Fierit.

Njoftimi i Policisë:
Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i tentativës së kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Shtegtimi”.
Sekuestrohen 65 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë narkotike.
Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Shtegtimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
N. Ç., 28 vjeç, banues në Bulqizë.
Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. O., 45 vjeç, banues në Bulqizë.
Gjatë kontrollit në kushtet e flagrancës në fshatin Savër, Lushnjë, në një ambient të marrë me qira nga këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 kg cannabis sativa.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u ndalua shtetasi E. V., 49 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi është autori i dyshuar i tentativës së kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Fermë Çlirim, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel