Në prag të hapjes së garës për 60 oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ambasadorja Amerikane Yuri Kim shtrëngoi duart me drejtoreshën e BKH-së Aida Hajnaj dhe kryeprokurorin e Spak-ut, Arben kraja.

Në përfundim të takimit një orësh ku veç mbështetjes ndaj strukturës së posaçme. Takimi ishte po ashtu një urim përballë i amerikanëve për drejtoreshën Hajnaj e cila mori stafetën e BKH javën e kaluar. Por burimet shtojnë se ambasadorja amerikane pa nga afër edhe punimet që po kryhen për zyrat e reja nga ku SPAK dhe Byroja do hetojnë korrupsionin.

Vizita e ambasadores vjen gjithashtu në prag të firmosjes së rregullores mbi të cilën do të bazohet konkurrimi i atyre që ëndërrojnë të jenë në skuadrën e BKH. Gjithashtu inspektimi këqyrja nga afër edhe i punimeve le për interpretimin se çdo milimetër i asaj që ndodh në BKH veç  mbështetjes survejohet nga ndërkombëtaret.

Edhe pse jashtë ndërtesës  po merr forme hyrja e veçantë e BKh dhe SPAK , e rëndësishme është çfarë do të ndodhë aty brenda dhe çfarë rezultatesh do jepen kundër të korruptuarve,  të cilët janë paralajmëruar nga ndërkombëtaret se i presin dite të vështira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA