Një ari i murrmë i quajtur “Papillon” prej aftësive të tij për të dalë nga rrethimi i rezervatit të tij, është rikapur pas më shumë se një muaji në arrati.

Ariu 4-vjeçar kishte çarë mes një gardhi elektrik dhe të tjera rrjetave të telit për të dalë nga rrethimi i tij prej 9,000 metër katrorë, në fund të korrikut.

Por punonjësit e pyjeve arritën ta rikapnin me anë të grackës së tubit në zonën e Lagorai, provinca e Trentino, pranë Alpeve italiane. Në lajmin e raportuar nga RAI thuhet se 42 ditëve të lirisë së Papillon, edhe kësaj radhe i erdhi fundi.

Ai është quajtur Papillon sipas personazhit të romanit autobiografik të shkrimtarit të burgosur francez Henri Charrière, i cili kishte shpëtuar nga ‘kafazi i tij’ disa herë.

Pas arratisjes së parë dhe kapjes në 2019, Papillon shpëtoi përsëri në korrik, kësaj here pa qaforen gjurmuese. Në prill ai kishte gjetur mënyrën për të dalë përsëri nga rrethimi i tij, të cilin e ndan me një arushë femër.

Zyrtarët thanë se madje e kanë kastruar Papillon me qëllim për ta qetësuar, por edhe kjo nuk funksionoi.

“Problemi është se ariu është shumë i egër dhe ka një instinkt të fortë për t’u kthyer te pylli”, tha një përfaqësues.

Arinjtë e murrmë u sollën në këtë rajon në 1999 si pjesë e një projekti për shtimin e numrit të tyre në zonën e Alpeve. Skema e institutit Wild Fauna duket se ka funksionuar teksa sot numërohen rreth 100 arinj që jetojnë në provincën e Trentino.

Papillon ka fituar dhe adhurues të shumtë duke përfshirë ministrin italian të mjedisit Sergio Costa, i cili vazhdimisht nxit qeverinë të mos i vrasë arinjtë gjatë përpjekjeve të rikapjes. Pas arratisjes së tij në korrik Costa shkruante:

“Çdo kafshë duhet të jetë e lirë sipas natyrës së tij. Papillon duhet të jetojë!”

FOTO GALERI
3/3
Ministri italian i mjedisit Sergio Costa shkruante: "Çdo kafshë duhet të jetë e lirë sipas natyrës së tij."

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA