Armando Sadiku u rikthye të luajë për kombëtaren dhe qëndroi në fushë për 90 minuta në humbjen minimale 0-1 ndaj Lituanisë. Sulmuesi u pa shumë pak në fushë dhe ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, ishte dukshëm më poshtë fizikisht sesa kundërshtarët, gjë që e pranoi edhe në intervistën pas ndeshjes.

Çfarë nuk shkoi sot te Shqipëria?
E kishim përgatitur mirë ndeshjen, por ndikoi pak lodhja në ndeshjen e parë dhe nuk arritëm të shkonim të freskët në 30 metrat e fundit. Kjo ndikoi qartë edhe në finalizimin e aksioneve.

Ju si u ndjetë në këtë rikthim tuajin?
Edhe unë personalisht vija nga një periudhë shumë e gjatë pushimesh dhe vuajta, por u mundova të jap më të mirën. Të gjithë u përpoqën, por ata u mbrojtën mjaft mirë dhe nuk na lanë asnjë rast.

A kishte kontakt në momentin që u rrëzuat në zonë?
Kishte kontakt dhe unë u përpoqa të rrëzohem menjëherë. Mendoj se po të kishte VAR, do të ishte dhënë penallti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA