Ching Shih, ka jetuar e plaçkitur gjatë dinastisë kineze Qing, dhe është quajtur një nga piratet më të suksesshme të historisë

Në fillim të shekullit të 19-të, një ish-prostitutë nga një anije bordello në Canton, u martua me piratin e frikshëm Cheng I, i cili vepronte në Detin e Kinës Jugore.
Megjithse emri me të cilin ajo njihet tashmë Ching Shih, do të thotë “E veja e Cheng,” trashëgimia që la pas e tejkalon atë të burrit të saj.

Pas vdekjes së tij ajo e pasoi duke marrë komandën e rreth 1800 anijeve pirate, që mbanin rreth 80 000 burra.

Sa për krahasim, pirati britanik Blackbeard komandonte vetëm katër anije dhe rreth 300 piratë në të njëjtin shekull. Prandaj dhe Ching Shih njihet si një nga piratet më të fuqishme të historisë.

Burri i saj Cheng I, komandant i flotës pirate të Falmurit të Kuq, kishte arritur të bashkonte grupet rivale pirate kineze.

Ai u martua me 26 vjeçaren Ching Shih në 1801, “e cila merrte pjesë në mënyrë aktive në piraterinë e bashkëshortit,” shkruan autori Dian H. Murray në librin e tij “Piratët e brigjeve të Kinës Jugore”, 1790-1810.

Sipas historisë Cheng zgjodhi gruan e tij prej fjalëve se ishte ekonomiste e mirë teksa përdorte sekretet që kishte mësuar kur ishte prostitutë për të influencuar mbi klientët e saj të fuqishëm.

Nuk ka burime kineze që mbështesin këtë version, por aftësitë financiare të Ching Shih u konfirmuan gjatë karrierës së saj si pirate. Ajo thuhet se kërkoi kontroll të përbashkët të flotës pirate si pjesë e marrëveshjes së martesës me Cheng I.

Pas gjashtë vitesh martesë Cheng I vdiq në moshën 42 vjeçare. Nuk dihet shumë mbi shkakun teksa disa variante thonë se u vra nga një tsunami, kurse të tjera tonë se u vra në Vietnam.

Djali i adoptuar dhe trashëgimtari i burrit të saj Cheung Po Tsai, do të trashëgonte fillimisht kontrollin e flotës. Ndryshe nga në Perëndim, në Kinë praktikohej dhe adoptimi i të rriturve, në kontekstin e biznesit, prandaj fakti Cheng I adoptoi djalin adoleshent të një peshkatari, nuk ishte diçka e pazakontë.
Por disa javë pas vdekjes së Cheng I, Ching Shih u bë dashnore e Cheung Po dhe më pas e forcuan lidhjen me martesë. Shpejt ajo arriti të manovronte duke ardhur vetë në pushtet për komandimin e flotës madhore të Flamurit të Kuq.

Anijet pirate kishin pak femra në bordin e tyre dhe nuk është e qartë nëse ato ishin pjesë aktive e piraterisë. Por në Kinë gratë marinare nuk stigmatizoheshin, por gjithsesi ishte një detyrë e vështirë që e veja e një pirati të kontrollonte as shumë kriminelë.

Zyrtari i kompanisë britanike të kolonizimit të Indisë, Richard Glasspoole është kapur nga piratët e Ching Shih në shtator 1809, dhe pas clirimit tregon se nën komandën e Ching Shih ishin rreth 80,000 piratë, rreth 1,000 anijë të mëdha e 800 më të vogla.

Ching Shih unifikoi flotën e saj gjigande me anë të ligjeve të forta si dënim me vdekje të çdo pirati që nuk zbatonte urdhrat e saj apo të një eprori.

Kodet e saj ishin të ashpra dhe në mbrojtje të femrave të kapura, duke dënuar me vdekje piratët që përdhunonin femrat e kapura, dhe duke dënuar me vdekje të dy, në rast seksi konsensual.
Flota pirate e drejtuar nga Ching Shih qëndroi e pamposhtur megjithë tentativat e dinastisë Qing dhe të Kompanisë Britanike të Indisë për ta shkatërruar.

Pas tre vitesh terrori në det, Ching Shih më në fund hoqi dorë në 1810 duke pranaur një ofertë amnistie nga qeveria kineze.

Ching Shih vdiq në 1844, në moshën 69 vjeçare por tashëgimia që la pas ka depërtuar në kulturën popullore kineze. Ako ka frymëzuar personazhin e Zonjës Ching në Filmat “Piratët e Karaibeve”.

FOTO GALERI
5/5
Shpella kinze e Cheung Po Tsai, birit te adoptuar dhe dashnorit te Ching Shih, ku besohej se ai kihste fshehur pasurine

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA