Disa emra të njohur të spektaklit si ish-Mbreti i Pop Michael Jackson e Elvis Presley janë ende duke fituar miliona dollarë në javë edhe nga varri.

Madje ajo që është më e çuditshme është se ato mund të jenë duke fituar më shumë para sot sesa kur ishin gjallë.

Shifra të reja të publikuara nga rrjeti ‘Casino Party’ kanë zbuluar pesë vendet e para të atyre që fitojnë më shumë megjithse të vdekur, duke përllogaritur sesa ata arkëtojnë në ditë, në javë apo në orë.

Por cilët janë arkëtuesit më të fortë edhe nga varri?

1. Michael Jackson
Nuk duhet të jetë një surprizë që Mbreti i Popit Michael Jackson vazhdon të jetë arkëtues i fortë dhe nga varri.
Këngëtari i Thriller tronditi botën kur vdiq më 25 qershor 2009.
Por edhe 11 vjet më vonë zotëruesit e të drejtës së pronave të Jackson arkëtojnë rreth 4 milionë dollarë në muaj.

Jackson ka lënë prapa tre fëmijët e tij Paris, Michael Joseph Junior e Prince, të cilët përfitojnë shumicën e parave të tij.

2. J. R. R. Tolkien
Arkëtuesi i dytë më i madh edhe pas vdekjes raportohet si shkrimtari anglez John Ronald Reuel Tolkien, i njohur ndryshe si J. R. R. Tolkien, i cili ka shkruar romane e fantazisë ‘The Hobbit’ e ‘Lord of the Rings’.

Ai ka qenë shkrimtar, poet e akademik por për fat të keq nuk i ka parë të gjitha sukseset e shkrimeve të tij para vdekjes së 2 shtatorit 1973 në moshën 81 vjeçare.
Shumica e shkrimeve të tij janë publikuar nga i biri.

Prej masës së madhe të përdorimit të veprës së tij J. R. R. Tolkien llogaritet se fiton 3,163,937 paundë në muaj, të cilat mund të përkthehen në 104,019 paundë në ditë ose 4334.16 paundë në orë.

3. Elvis Presley
Ylli i tretë më i pasur me të ardhurat e pas-vdekjes është Elvis Presley, i cili tragjikisht siç raportohet ka vdekur në tualet.
Janë tashmë 43 vjet që kur mbreti i Rock ‘n’ Roll vdiq më 16 gusht 1977, kur ishte vetëm 42 vjeç.
Fansat në të gjithë botën u shokuan kur mësuan se ai jetonte një jetë të fshehtë drogash e mjekimesh.

Presley fiton aktualisht 2,7 milionë euro në muaj, falë muzikës së tij që luhet kudo edhe sot.

4. Charlie Schulz

I katërti në listë është një tjetër krijues serialesh fantastike.

Charlie Schulz ishte kartunisti i famshëm amerikan që krijoi serialin komik ‘Peanuts’ me qenin Snoopy dhe me Charlie Brown, i cili vazhdon të arkëtojë para të madhe edhe sot.

Ai vdiq 20 vjet më parë më 12 shkurt 2000 por ende konsiderohet si një nga kartonistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Schulz fiton sot 2,6 milionë dollarë në muaj ose rreth 80 000 dollarë në ditë

5. Arnold Palmer

Më në fund në vend të pestë gjejmë golfistin profesionist Arnold Palmer.

Palmer ka vdekur më 25 shtator 2016, në moshën 87 vjeçare dhe ende vazhdon të fitojë më shumë se 1 milionë dollarë në muaj.

Ai konsiderohet si një nga lojtarët më karizmatikë të historisë.

I njohur ndryshe si mbreti i golfit, ai u bë superstari i parë i epokës së televizionit që nisi në vitet 1950.

Palmer dizenjoi më shumë se 300 fusha golfi në 25 vende, duke përfshirë dhe fushën e parë moderne të ndërtuar në Kinë ne 1988.
Prandaj dhe vazhdon të arkëtojë më shumë se 2.6 milionë në muaj.

FOTO GALERI
2/5
J. R. R. Tolkien ka shkruar romane e fantazisë ‘The Hobbit’ e ‘Lord of the Rings’, te kthyer ne filma.

Top Channel