Ministria e Shëndetësisë: Prezantimi i të dhënave për COVID-19, do bëhet edhe në gjuhën e personave me aftësi të kufizuara

07/09/2020 15:41

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është betuar që prezantimi i të dhënave për COVID-19, tani e tutje do të bëhet edhe në gjuhën e personave me aftësi të kufizuara.

Zemaj në një konferencë për shtyp, ka kërkuar falje që ky prezantim i të dhënave nuk është bërë deri tani në atë gjuhë.

“Si Ministri e Shëndetësisë duhet të zotohemi që prezantimin e të dhënave për COVID-19, do ta bëjmë edhe në gjuhën e personave që janë më aftësi të kufizuara. Kërkoj falje në emrin tim dhe të kolegëve të mi, por herëve tjera do të jemi më të kujdesshëm”, u shpreh ai.

Zemaj pohoi se gjatë këtyre ditëve ka rënie të personave të infektuar me COVID-19, teksa bëri apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse ndaj këtij virusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA