Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se në Bruksel ka marrë pjesë vetëm për draftimin e një marrëveshjeje finale, e cila sipas tij duhet të përfshijë njohjen reciproke.

“Ne jemi në Bruksel vetëm për këtë çështje, për të treguar konstruktivitetin tonë si qeveri, si shtet që jemi të gatshëm të lëvizim përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Unë me kënaqësi them se është bërë progres në draftimin e marrëveshjes finale mes të dy shteteve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohjen reciproke”, deklaroi Hoti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA