Një elefant që jetonte prej më shumë se 30 vitesh në një rrethim të vogël në kopshtin zoologjik të Pakistanit është lejuar më në fund të rinisë jetën e tij i lirë.

Grupi i bamirësisë së kafshëve që ndihmoi në lirimin e Kaavan, thotë se liria e tij është diçka për të festuar nga aktivistët e të gjithë botës.

Kaavan kishte qenë në kopshtin zoologjik të kryeqytetit pakistanez Islamabad, prej rreth 35 vjetësh, tha Martin Bauer zëdhënësi i grupit të bamirësisë ‘Four Paws’, duke shtuar se krijesës mbipeshë i është dhënë leja e udhëtimit, me shumë gjasa drejt Kamboxhia ku ai pritet të gjejë shoqëri dhe kushte më të mira.

Në maj gjykata e Pakistanit urdhëroi kopshtin zoologjik të Marghazar të mbyllet prej kushteve të rënda dhe neglizhenës ndaj kafshëve.

Shpëtimi i kafshës solli dhe vëmendjen e këngëtares amerikane Cher, e cila loboi për transferimin.

Bauer shtoi: “Kontrollet mjekësopre konfirmuan se Kaavan është mjaftueshëm i fuqishëm për të udhëtuar drejt rezervatit në Kamboxhia. Por rekuperimi i tij është një proces i gjatë pasi përvec plagëve fizike janë dhe ato psikologjike siç është vetmia dhe më pas humbja e partneres.”

FOTO GALERI
3/3
Kaavan kishte qenë në kopshtin zoologjik të kryeqytetit pakistanez Islamabad, prej rreth 35 vjetësh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA