Debutimi i Armando Brojës ishte ndoshta e vetmja notë pozitive mbrëmjen e sotme për Shqipërinë, pasi sulmuesi 20-vjeçar u shfaq mjaft autoritar dhe me dëshirë të madhe për të bërë mirë, ndonëse luajti në një rol jo të tijin në krah.

Si u ndjetë në debutim me Shqipërinë?
Jam shumë i kënaqur që luajta për herë të parë me Shqipërinë. Pata mundësi të qëndroj me çunat, të cilët janë shumë të mirë të gjithë dhe jam shumë i lumtur për debutimin, por jo për rezultatin.

Si u ndjetë si sulmues krahu?
Në futboll mund të luash në çdo pozicion dhe të sakrifikohesh për ekipin. Sot mu desh të luaja në të djathtë, pas dëmtimit të Roshit dhe është një rol që e kam bërë edhe më parë, ndonëse më shumë kam luajtur si sulmues.

A besoni se kjo skuadër mund të shkojë lart?
Po, sepse kemi një skuadër shumë të mirë dhe do vijojmë të punojmë shumë, me kokën lart për të arritur te sukseset.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA