Është arrestuar në Britaninë e Madhe autori i një sulmi me thikë që gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës shkaktoi vdekjen e një të riu dhe plagosjen e shtatë personave të tjerë në qendër të Birmingham-it.
Lajmi është konfirmuar nga Stiv Gragam, zëvendësshef i policisë lokale, i cili sqaroi se arrestimi i 27-vjeçarit ishte bërë në orën 4 të mëngjesit ndërkohë që ftoi të gjithë dëshmitarët të paraqiten në polici për të bërë identifikimin e tij. Mbrëmjen e të dielës, policia kishte shpërndarë edhe një video me imazhet e të kërkuarit.
Sulmi ishte ndarë në të paktën katër moment të ndryshme; një agresion me thikë ishte denoncuar pak pas mesnatës në zonën e Snowhill-it, pasuar nga një përplasje mes dy grupeve të rinjsh pranë qendrës Arcadian, ku gjenden shumë klube nate, restorante dhe pabe. Po ashtu të tjera sulme ishin raportuar në rrugët Livery, Irvin dhe Hurst, në qendër të qytetit.
Top Channel