Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.025.505 ndërsa bilanci i viktimave në 17.820.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 5.195 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.025.505 ndërsa me 61 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 17.820.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 840.949 me 2.823 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,5 për qind dhe tek 22.2 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 620 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 266.357 ndërsa me 13 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.891.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 333 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 38.4 milionë.
Top Channel