Përmes një postimi në Facebook, Grida Duma deklaroi se ndërtimi i Spitalit të ri të Laçit, i cili u shemb pothuajse krejtësisht prej tërmetit që goditi vendin vitin e shkuar mbeti thjesht një gënjeshtër qeveritare.
“Iku pranvera bashkë me verën dhe spitali i Laçit është thjesht një grumbull inertesh dhe rrënoja si dëshmi e gënjeshtrës së Edi Ramës për banorët e bashkisë së Kurbinit. Spitali jo vetëm që s’ka përfunduar, por akoma nuk është pastruar nga rrënojat ku 9 muaj më parë Edi Rama lëshonte gënjeshtra pa teklif”, shkroi Grida, duke ironizuar se Shqipëria i zgjidh hallet me 3D!
Por në buletinin e njoftimeve zyrtare të Republikës së Shqipërisë gjendet botimi i prokurimit për ndërtimin e spitalit në fjalë, çka nënkupton se godina është në procedurë për t’u ndërtuar.
Lexoni edhe:
“Spitali i Laçit mbeti thjesht një gënjeshtër”/ Duma: Shqipëria i zgjidh hallet me 3D!
Top Channel