“Spitali i Laçit mbeti thjesht një gënjeshtër”/ Duma: Shqipëria i zgjidh hallet me 3D!

“Kryeministri, i cili fill pas tërmetit u shfaq me orë të tëra në ekrane me kostumin e propagandës, më 14 dhjetor u premtoi qytetarëve dhe stafit mjekësor të spitalit rajonal të Laçit, shembur pothuajse krejt nga tërmeti, se do ta ndërtonte spitalin e ri brenda 6 muajve të parë të vitit 2020”, shkruan Grida Duma në një postim në Facebook.