Çifti i pazakontë insiston se në dashuri “përmasat nuk kanë rëndësi” pas talljeve për “hile komerciale”

05/09/2020 16:11

Modelja e masave të mëdha Eudoxie Yao, ka thënë së fundmi se marrdhënia e saj intime me muzikantin nga Guinea Grand P “po shkon shumë mirë”, pas talljeve të gjera në rrjet se lidhja i shërben vetëm interesave të tyre komerciale.

Grand P, emri i vërtetë i të cilit është Moussa Sandiana Kaba, ka lindur me gjendjen shëndetësore të ‘progeria’, një çrregullim i rrallë gjenetik që prek masën fizike.

Por Eudoxie iu kundërpërgjigj tallësve që thonin se dyshja nuk ishte përshtatja më e mirë si çift.

“Ne jemi shumë të lumtur me njëri-tjetrin”, tha ajo, duke shtuar se “aspekti fizik nuk ka rëndësi fare”.

Eudoxie ka rreth 1 milionë ndjekës në Instagram, për të cilët ajo shkruante: “Ne jemi të lumtur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Falemnderit të gjithëve për mbështetjen”.

Grand P ka thënë nga ana e tij se “e jeton jetën në maksimum” dhe se planifikon të martohet me të dashurën e tij nga Bregu i Fildishtë.

Por megjithatë janë pikasur edhe shenja problemesh mes dy “super-yjeve” te rrjetit, teksa javës që kaloi Yao në një postim paralajmëronte të fejuarin të mos bënte lojra: “I fejuari im Grand P, ti thua se do të martohesh me mua, por i puth në buzë fanset e tua”.

“Të diçka të tillë prindërit e mi mund të refuzojnë martesën. Mblidhe mendjen sepse unë e di që ti më do”.

FOTO GALERI
4/5
Grand P ka thënë se planifikon të martohet me të dashurën e tij nga Bregu i Fildishtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA