Bjellorusët protestojnë në fundjavë/ Reportazh në rrugët dhe sheshet e Minskut

05/09/2020 20:27

Shqiptarët Bjellorusinë nuk e kanë njohur vetëm nga futbolli. As edhe nga miqësia sovjetiko-shqiptare që zgjati deri në vitet ‘60.

Njohja e popujve tanë është shumë më e hershme, madje e para midis popujve dhe ish-Republika të Bashkimit Sovjetik, i cili u shpërbë në fillim të viteve ’90.

Njohja shqiptaro-bjelloruse daton në vitin 1924, kur Ahmet Zogu do të rikthehej në Shqipëri, edhe me ndihmën e forcave ushtarake bjelloruse të gjeneral Pjort Vrangel. Madje një pjesë e mirë e këtyre ushtarakëve mbeten në Shqipëri dhe ndihmuar në organizimin e ushtrisë shqiptare.

Me kalimin e viteve ata u martuan me shqiptare. Krijuan familje, por gjithsesi, vazhduan të thirreshin: rusë të bardhë, pra bjellorusë. Këtu jemi në sheshin “Pavarësia” në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, një vend i njohur edhe për ne të huajt, pasi është kryefjala politike botërore për shkak të protestave të kohëve të fundit ndaj qeverisë. Megjithatë nga afër, në këtë qytet funksionon çdo gjë normalisht.

E megjithatë vendasit, tregojnë se protestat këtu zhvillohen në fundjavë, gjatë gjithë javës të gjithë punojnë si për të treguar se i gjithë reagimi i çfarëdolloj forme është vetëm ndaj qeverisë pa cënuar e prishur punën e tyre të përditshme. Duke përjashtuar disa marshime, edhë këto pas orarit të punës. Ndërkohë që politika vazhdon t’u qëndrojë fort protestave, duke përfshirë dhunën në të, delegacioni i përfaqësueses shqiptare në Minsk u prit e u shoqërua nga një klimë miqësore.

Mbrëmja e së premtes me fitoren e e skuadrës sonë, me golat e Cikalleshit dhe Bares në stadiumin e Dinamos ishte gjithë çfarë na duhej nga ky udhëtim: 3 pikët dhe një fillim i mbarë në Ligën e Kombeve. Tani na pret Lituania në Tiranë pas dy ditësh.

Top Channel