Peshku luan shfaqet sërish pranë Karaburunit, rrezik për njerëzit dhe ekosistemin
19/12 09:59
Prej vitesh Nexhmije Lala dhe Selvije Koçi punojnë veshjet karakteristike të trevës së Bulqizës. Që të dyja kanë braktisur profesionet e veterineres dhe edukatore dhe kanë ngritur një biznes që con përpara traditën.
Si artizane ato kanë punuar me kujdes duke ruajtur të gjitha elementet e veshjes së vjetër të trashëguar nga gjyshet dhe nënat bulqizake ndër shekuj.
Edhe ky biznes si shumë sektorë të ngjashëm në Shqipëri po vuan pasojat e pandemisë.
Llojet kryesore të veshjeve që punohen prej këtyre artizaneve janë ato për burra dhe për gra sipas grupmoshave të ndryshme. Këto veshje përdoren në dasma e festa të ndryshme familjare.
Top Channel