Xhuxhi që nuk gjente dot të dashur bëhet striptist/ Duhet të refuzojë dhjetra bukuroshe që e kërkojnë

04/09/2020 21:48

Në fushën e njohjeve të reja burrat nën 1.80 gjatësi nuk kanë shumë sukses, prandaj dhe Shane Belgre, i cili është me nanizëm dhe 1.30 i gjatë, nuk gjente dot të dashur kur ishte 20 vjeç.

Por tani në të 40at duket se është ai që ‘qesh i fundit’ pasi ka marrë punën e ëndërrave duke u bërë striptist dhe mbulohet nga afeksioni i dhjetra grave bukuroshe.

Shane nga Sydney në Australi, nisi të stërvitet shtatë vjet më parë dhe tashmë punon si stërvitës personal dhe striptist në festat e grave që çmenden për muskujt e tij.
Bashkë me paratë që fiton nga puna, Shane thotë se është i mbytur me kërkesa për takime si dhe oferta seksi.

Ai thotë për mediat: “Kur isha 20 vjeç nuk mund të takohesha me vajza, njerëzit janë sipërfaqësorë në atë moshë, shqetësohen për pamjen, gjatësinë e gjëra të tjera si këto. Tani mund të takohem me vajza shumë më thjesht sepse kam besim te vetja. Në punë mund të kryhej pesë evente në një të shtunë, festa private, ose festa beqarie për vajzat. Nganjëherë më kërkojnë të dal me to por nuk më lejohet prej kufizimeve të profesionit. I jap nga një të puthur dhe mbyllet me kaq.”

“Disa vajza kanë pëlqim të veçantë ose ‘fetish’ për të shkurtrit si unë. Nganjëherë edhe nuset që do të martohen disa ditë më vonë duan të bëjnë seks me mua. Djemtë më thonë se kjo është ‘puna e ëndërrave’ por nuk e besojnë që nuk mund të bëj seks me gratë me të cilat punoj.”

FOTO GALERI
2/9
Por tani duket se është ai që ‘qesh i fundit’

Top Channel