Tre-vjeçarja vritet e përdhunohet në Indi mes gjakmarrjes me fiseve

04/09/2020 18:11

Një vajzë 3-vjeçare është përdhunuar e mbytur në Indi si pjesë e një gjakmarrjeje të vazhduar mes dy familjeve rivale, tha sot babai i viktimës.

Ky është incidenti i tretë i kësaj natyre në krahinën e Lakhimpur Kher, në 20 ditët e fundit.

Fëmija fatkeq kishte humbur prej të mërkurës ndërsa u gjet dje në një fushë rreth 500 metra larg shtëpisë së saj. Policia tha se ishte përdhunuar e mbytur ndërsa ka arrestuar një burrë për ngjarjen, pas denoncimit të babait të saj.

Babai thotë se i dyshuari ka vrarë e përdhunuar bijën e tij prej një konflikti të vjetër.

Disa ditë më parë një 17-vjeçare që ishte larguar nga shtëpia me studime, u gjet e vdekur pranë fshatit të saj, sipas raportimeve e përdhunuar e vrarë.
Pak para kësaj një 13-vjeçare pësoi të njëjtin fat në të njëjtën krahinë.

Sulmet kanë shkaktuar zemërim në publik dhe dy partitë indiane opozitare e Kongresit dhe Samajwadi kanë denoncuar autoritetet për përkeqësimin e situatës së rendit publik.

FOTO GALERI
1/3
Një vajzë 3-vjeçare është përdhunuar e mbytur në Indi si pjesë e një gjakmarrjeje

Top Channel