Spanjë/ Mbylli vaginën me ngjitëse për të fajësuar ish të dashurin, burgoset gruaja që lëndoi veten

04/09/2020 18:37

Një grua që mbylli me ngjitëse vaginën e saj teksa tentonte të fajësonte ish-të dashurin për krimin, është burgosur me 10 vite sot në Spanjë.

Vanesa Gesto akuzonte ish-të dashurin Ivan Rico se e kishte marrë peng jashtë shtëpisë së saj dhe se e kishte braktisur gjysmë të zhveshur, pasi kishte vendosur ngjitëse të fortë në organet e saj private.

Por historia e saj nisi të shembej kur hetuesit zbuluan pamjet e kamerave të sigurisë ku shihej Gesto që blente në supermarket ngjitësen dhe mjetet e “pengmarrjes”, përfshi edhe thikat me të cilat kishte lënduar veten për ta bërë historinë e çuditshme sa më të besueshme.

Policia zbuloi gjithashtu makina e vetme që kalonte në vendin ku ajo pretendonte se ishte marrë peng ishte mjeti bashkiak i mbeturinave dhe jo makina e zezë me të cilën ajo supozohej se “ishte rrëmbyer”. 36-vjeçari Rico, kaloi disa ditë në burg para se të qartësoheshin sajesat e Gesto, e cila njihet tashmë në Spanjë si “gënjeshtarja e ngjitëses”.

Gjykata e qytetit verior spanjoll Leon e shpalli fajtor për dy akuza të sajimit të krimit dhe e dënoi me 10 vjet burg.

Ajo u urdhërua gjithashtu t’i paguajë ish-të dashurit €25,000. Ky i fundit u lirua kësaj jave.

Avokatja fillestare e Gesto, Emilia Esteban ndërpreu lidhjet me te ku u kuptua inskenimi i fajesimit të Ivan. “Unë e besoja Vanesa prandaj e mbrojta. Tani ndjehem e turpëruar dhe e gënjyer”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/3
Vanesa Gesto akuzonte ish-të dashurin se e kishte marrë peng dhe pasi kishte vendosur ngjitëse të fortë në organet e saj private.

Top Channel