Perversi që filmonte gruan e zhveshur në hotelin luksoz i shpëton burgut, i paguan asaj £5,000

04/09/2020 16:39

Pas një beteje ligjore pesë vjeçare, u vendos sot në Londër se burri që filmoi një grua të zhveshur në një dhomë hoteli me 5-yje, duhet t’i paguajë asaj 5,000 paundë dëmshpërblim.

41 vjeçarja Emily Hunt, ishte zgjuar pranë të panjohurit Christopher Killick në një dhomë hoteli në maj 2015, pa njohuri sesi kishte përfunduar aty. Burri pranoi se kishte filmuar të zhveshur gruan pa pranimin e saj “që më vonë të masturbonte me pamjet”.

Killick, gjithashtu 41 vjeçar, u arrestua fillimisht si i dyshuar për përdhunim për incidentin e Bethnal Green në lindje të Londrës, por u lirua më vonë për mungesë provash.

Por me insistimin e zonjës Hunt autoritetet e akuzuan atë për vojerizëm, siç njihet praktika shkelëse e marrjes së pamjeve të dikujt pa pranimin ose dijeninë e tij.

Në deklaratën e saj pas vendimit Hunt tha se ishte e tmerrshme që beteja e saj ligjore kishte zgjatur pesë vjet por shtoi: “Jam e kënaqur me vendimin e sotëm dhe me komentet e fuqishme të gjykatësit.

Mbetet ende mister sesi zonja Hunt, asokohe 36 vjeç, kishte mbërritur në hotelin £300-nata Town Hall Hotel.

Vojerizmi përkufizohet në ligjin e Britanisë si krimi i filmimit të dikujt në një dhomë private pa pranimin e tyre.

FOTO GALERI
1/4
Emily Hunt nuk e kishte idene si kishte perfunduar ne dhome me Christopher Killick

Top Channel