Nxënësit do të kthehen në shkolla në 14 shtator, por risku për të transmetuar koronavirusin nga shtëpia në klasë do të rritet edhe pse mësimi do të zhvillohet me maska dhe duke ruajtur distancat.

Eugena Tomini: Ka një risk te shtuar. Përsa i përket grupmoshës e cila nuk është e ndërgjegjësuar përsa i përket kushteve higjienike. Kemi klasën e parë deri në klasën e pestë që kemi rekomandim për mbajtjen e maskës dhe klasën mbi të pestën që është e detyrueshme maska.

Përsa kohë Covid 19 është përhapur kudo edhe ne shkolla ai do te futet.

-Cilët do të jenë skenarët e mundshëm nëse do të kemi nxënës të infektuar brenda një klase apo edhe mësues?

Eugena Tomini: Sigurisht që hetimi i kësaj klase, e këtij nxënësi, në varësi të kontakteve që ka pasur vendos se cilët persona apo fëmijë do të jenë në izolim dhe cilët jo.

Ndërkohë po diskutohet nëse do te testohen te gjithë mësuesit para fillimit të vitit shkollor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA